Lidhja e Gigi Hadid me Leonardo DiCaprio nuk është serioze, supermodelja e fokusuar tek vajza e saj

0 142

Gigi Hadid nuk shqetësohet për fotot e Leonardo DiCaprio me një modele tjetër që u publikuan nga mediat rozë.

DiCaprio dhe Hadid, të cilët u panë për herë të parë së bashku në shtator gjatë Javës së Modës në Nju Jork, “e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin, por asnjëri nuk dëshiron asgjë serioze tani”.

“Prioriteti i Gigi-t është vajza e saj”, tha një burim për Page Six.

Modelja 27-vjeçar ka një vajzë, Khai, 2-vjeçe, me ish-partnerin Zayn Malik.

Gjithashtu orari i ngjeshur i udhëtimeve të DiCaprios është një faktor.

“Gigi nuk ka energji për të vrapuar pas DiCaprios. Rutina e tij është e tepërt për të.”

48-vjeçari u fotografua këtë javë duke dalë nga klubi ‘Bird Streets’ në West Hollywood në të njëjtën kohë me modelen Victoria Lamas, 23 vjeçe.

“Të dy ishin … në një darkë në grup,” tha një burim duke hedhur poshtë pretendimet se janë në një lidhje.

“Atyre iu bashkuan edhe disa persona të tjerë në makinë kur u larguan.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.