Kryetarja e LSI Durrës, Kuçi: Rilindjes i ka ikur treni, pas 25 prillit nis puna e vërtetë për ndërtimin e Durrësit

0 241

Kryetarja e LSI-së Durrës, Kontjana Kuçi ka komentuar lajmin për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, ku sot është nënshkruar marrëveshja. Sipas saj, tani që i ka ikur treni, “Rilindja” gënjen për të kaluar stacionin e saj të fundit që është 25 prilli. Përmes një postimi në facebook, ajo nënvizon se ”Mjaft mashtruesve. Askush nuk i beson më thesit të tyre të premtimeve. Pas 25 prillit nis puna e vërtetë për ndërtimin e Durrësit dhe zhvillimin e vendit”.

Postimi i plotë

Dështoi në qeverisje, duke e lënë vendin në mjerim të plotë e tani “Rilindja” premton ç’ti zerë goja: projekte në 3D të porteve, aeroporteve, stadiumeve, e siç hapi thesin e gënjeshtrave edhe sot, premton edhe tren Durrës-Tiranë.

Tani që i ka ikur treni “Rilindja” gënjen sa të mundet për të kaluar stacionin e saj të fundit që është 25 prilli.
Ajo është dita që shqiptarët do e shporrin pa kthim.

Mjaft mashtruesve. Askush nuk i beson më thesit të tyre të premtimeve. Pas 25 prillit nis puna e vërtetë për ndërtimin e Durrësit dhe zhvillimin e vendit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.