6 viktima nga Covid-19 dhe për herë të parë mbi 1 mijë raste të reja në 24 orë

0 270

Pandemia e Covid-19 vijon që të marrë jetë në Shqipëri. Betejën me virusin vdekjeprurës në 24 orët e fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nuk e kanë fituar 6 pacientë dhe numri i jetëve të humbura shkon në 1404. ”Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19 në spitalet Covid. 3 qytetare nga Tirana, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetar nga Tepelana, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 49 -92 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Po ashtu, në 24 orët e fundit sipas njoftimit zyrtar, thuhet se janë kryer 3849 testime, prej të cilave 1007 persona kanë rezultuar pozitivë. ”289 raste në Tiranë, 76 raste në Fier, 72 në Lushnje, 54 në Durrës, 51 në Vlorë, 48 në Elbasan, 32 në Shkodër, 28 në Kavajë, 25 në Lezhë, 24 në Mallakastër, 23 në Kamëz, 20 në Krujë, nga 19 raste në Kurbin, Korçë, 18 në Sarandë, 16 në Kukës, 15 në Gjirokastër, nga 14 raste në Berat, Malësi e Madhe, 12 në Divjakë, nga 11 raste në Mat, Kuçovë, 9 në Pogradec, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Përmet, Delvinë, nga 6 raste në Librazhd, Tepelenë, Prrenjas, Himarë, Shijak, nga 5 raste në Ura Vajgurore, Dibër, Skrapar, Patos, 4 në Fushë Arrëz, nga 3 raste në Has, Mirditë, Bulqizë, Peqin, Memaliaj, Cerrik, nga 2 raste në Vau i Dejës, Kolonjë, Poliçan, Dropull, Konispol, nga 1 rast në Devoll, Pukë, Rrogozhinë”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit, raportohet të jenë shëruar 581 persona. Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 404 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

”Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për Covid-19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet Covid”.

COVID-19 – Statistika (3 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 1007
Të shëruar në 24 orë 581
Të shtruar në spitale 404
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3849
Testime totale 369,158
Raste pozitive 80,941
Raste të shëruara 48,958
Raste aktive 30,579
Humbje jete 1404

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 17308
Fier 2607
Durrës 1725
Shkodër 1517
Vlorë 1483
Elbasan 1424
Lezhë 1071
Korçë 979
Berat 931
Gjirokastër 628
Kukës 480
Dibër 426

Leave A Reply

Your email address will not be published.