Korça propozon Dukën për kryetar të FSHF-së

0 124

Pas Tiranës dhe Fierit edhe Korça rrëzon Erion Veliajn. Asambleja e Shoqatës Rajonale të Futbollit ka zgjedhur të përfaqësohet në zgjedhjet për Presidentin e Federatës me Ilirjan Përmetin dhe Roland Shkëlqimin, zyrtarë të futbollit të klubit të Skënderbeut.

“Në këto punime morën pjesë delegatët e 5 anëtarëve të kësaj shoqate, nga 8 që janë në total. Këto 5 anëtarë u përfaqësuan në këtë mbledhje nga 7 delegatë. SHRF Korçë konstatoi me shqetësim se për zhvillimin e këtyre punimeve, përfaqësuesi i njërit prej dy delegatëve të KF Pogradeci nuk u lejua nga kryetari i Bashkisë Pogradec të merrte pjesë në këtë Asamble. Anëtarësia e shoqatës vendosi të propozojë emrin e Armand Dukës si kandidat për President të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe emrin e Arben Dervishaj si kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Shoqata Rajonale e Futbollit Korçë, në këtë mbledhje vendosi të trajtojë edhe propozimin e disa anëtarëve për zgjedhjen e përfaqësuesve të SHRF Korçë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së. Në përfundim të votimit delegatët e SHRF Korçë zgjodhën me unanimitet të plotë, kryetarin në mandat, Ilirjan Përmeti dhe Roland Shkëlqimin për t’i përfaqësuar në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së”, thuhet në njoftimin e Federatës.

Votimet u paraprinë me tensione të mëdha, pasi ministri Niko Peleshi së bashku me kryetarin e Bashkisë Korçë Sotiraq Filo, si dhe ata të Devollit, Maliqit dhe Pogradecit kanë zhvilluar takime të posaçme me anëtarët e shoqatave me të drejtë vote.

Leave A Reply

Your email address will not be published.