”Kohë kur në vend të lodrave përdoreshin armë”/KQZ jep vendimin për kryebashkiakët e PS

0 397

Në mbledhjen e sotme, KQZ-ja kaloi në sitë shyrtimin e rezultateve të hetimeve për kryetarët e Bashkive Mat dhe Librazhd. Sipas verifikimeve të Prokurorisë së Përgjithshme, Agron Malaj, kryebashkiak i Matit rezulton i dënuar në 1999 për armëmbajtje pa leje. Ai nuk e ka fshehur dënimin në formular, por sipas PD-së dënimi sipas ligjit për dekriminalizimin i ndalon postin e kryetarit të bashkisë.

Por për KQZ-në, Malaj duhet të vijojë detyrën si kreu i Bashkisë së Matit. Me pesë vota pro Malajt, KQZ-ja theksoi se ai nuk është në kushtet e ndalimit të detyrës.

Anëtari i KQZ, Denar Biba, tha gjatë seancës se institucioni ishte në dijeni të këtij dënimi, por kishte miratuar kandidim për shkak se Prokuroria kishte deklaruar që vepra ishte e parashkruar. I veçantë ishte edhe komenti i avokates së Malajt, e cila tha se vepra për të cilën ishte dënuar Malaj, ishte kryer kur ai ishte 18 vjeç. ”Ishte një kohë kur në vend të lodrave përdoreshin armë”.

Nga ana tjetër, po me 5 vota, KQZ-ja konfirmon në detyrë edhe kryebashkiakun e Librazhdit, Kastriot Gurra.

Leave A Reply

Your email address will not be published.