Covid-19 prek Kryeministrinë? PD: Po mbahet e fshehur

0 330

Rritja e kurbës së Covid-19 në Shqipëri, ka shtuar akuzat e opozitës. Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia përmes një postimi në facebook, thotë se Covid-19 ka prekur edhe kryeministrinë por që sipas tij, po mbahet e fshehtë. ”Kryeministër, lëri planet e errëta për të justifikuar zgjatje të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por shiko se çfarë ndodh në institucionin që drejton! Eshtë modeli më i shëmtuar që mund t’u japësh qytetarëve të cilët para pak ditësh i kërcënove me rimbyllje! Dështim total”.

Postimi i plotë

Çfarë ndodh kur Covid-i shfaqet edhe në kryeministri? Natyrisht nuk thuhet, por fajësohen qytetarët “e pabindur”, që nuk zbatojnë rregullat e distancimit social. 28 nga 82 rastet e shpallura ditën e sotme i takojnë Tiranës dhe ajo që nuk thuhet është se raste janë shfaqur edhe në kryeministri, e për pasojë aty do ketë tamponim të gjerë gjatë ditës së sotme.

Si shpjegohet që protokollet e sigurisë nuk respektohen në institucionin më të lartë ekzekutiv të vendit, aty nga ku lëshohen kërcënimet me gjoba e burg për qytetarët? Kush e ka përgjegjësinë për këtë

Kryeministër, leri planet e errëta për të justifikuar zgjatje të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por shiko se cfarë ndodh në institucionin që drejton! Eshtë modeli më i shëmtuar që mund t’u japësh qytetarëve të cilët para pak ditësh I kërcënove me rimbyllje! Dështim total.

Leave A Reply

Your email address will not be published.