Koalicioni opozitar del në terren, zbardhen vendimet e mbledhjes

0 390

Këtë të martë u mblodh koalicioni opozitar, ku në fokus ishte vetëm një çështje, situata ekonomike në vend dhe pamundësinë e qytetarëve. Qëndrimi i të gjithë partive të opozitës së bashkuar ka qenë se pandemia e ekonomisë po e çon Shqipërinë drejt kolapsit ekonomik. Akuza është se qeveria nuk po i ndihmon shqiptarët dhe po e çon vendin drejt një krize të madhe.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka informuar aleatët mbi shqetësimet dhe kërkesat e paraqitura gjata takimeve që ka zhvilluar gjatë javës me përfaqësuesit e bizneseve. ”Qeveria i ka braktisur. Nuk i dëgjon, nuk do t’ia dijë për shqetësimet dhe problemet e tyre. Është detyra jonë jo vetëm të jemi zëri i tyre por të ridimensionojmë planin tonë për shpëtimin e ekonomisë, për ruajtjen e vendeve të punës, duke marrë parasysh pasojat që ka krijuar kriza. Qytetarët po humbin vendet e punës dhe situata është emergjente. Duhet angazhim i shpejtë dhe intensiv nga të gjithë ne. Kam parë dhe takuar vetë njerëz që nuk kanë marrë asnjë lek ndihmë nga qeveria. Biznese që nuk kanë përfituar asnjë ndihmë dhe po mbyllen”.

Më pas është diskutuar në detaje menaxhimi i situatës nga qeveria. Në mbledhje është argumentuar se Qeveria e keqmenaxhoi krizën e shkaktuar nga pandemia në dëm të shqiptarëve. 41.5 milionë euro ka dhënë Edi Rama për 3 milion shqiptarë, ku janë qindra të mijëra të papunë dhe biznese gati për t’u mbyllur. Ndërkohë që kaq i ka dhënë qeveria oligarkëve të vet për 2 km rrugë tek Unaza e Re. Aksioni opozitar do të shtrihet në takime të përditshme në të gjithë Shqipërinë. ”Edi Rama nuk mendon për shqiptarët, por për karrigen e tij. Ai i dërrmoi të varfrit dhe shkatërroi shtresën e mesme. Është përgjegjësia jonë të jemi pranë tyre”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.