Klopp i paralajmëron kundërshtarët: Liverpooli im ende s’e ka arritur kulmin

0 432

Jurgen Klopp i ka paralajmëruar rivalët e vet duke këmbëngulur se Liverpooli akoma nuk e ka arritur kulmin, sepse ende ka vend për përmirësim.
Edhe pse Liverpooli ishte lider i Premierligës me 25 pikë epërsi ndaj rivalit më të afërt para se futbolli të pezullohej shkaku i pandemisë koronavirus, trajneri gjerman shpjegon sesi skuadra e tij do të punojë për t’u përmirësuar edhe më shumë, duke sjell në ekip talente të reja nga akademia e klubit, transmeton Gazeta Express.
Disa prej atyre talenteve u shfaqen përmes garave të kupës këtë sezon dhe, edhe pse Klopp këmbëngul se themelet e klubit nuk do të ndryshojnë, ato do të bëhet edhe më të mira.
“Ne nuk do të ndryshojmë, kjo është e para, por se a do të jemi ne të suksesshëm varet nga ajo çfarë do të bëjnë klubet e tjera po ashtu, sepse edhe ato i kanë të gjitha mundësinë për t’u përmirësuar; për t’u bërë më të mirë. Prandaj, unë nuk ia kam idenë se çfarë na pret në të ardhmen”, tha Klopp për Sky Sports.

“Por ne nuk do të ndryshojmë, ky ekip ende nuk e ka arritur kulmin dhe ne kemi shumë vend për përmirësim dhe jemi duke punuar për këtë. Kemi gjak të freskët që vjen nga brenda klubit”, shtoi ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.