Kërkesa për divorc, Cardi B: Jo tradhëtia por zënkat

0 271

Cardi B do të divorcohet nga partneri i saj prej tri vitesh, reperi Offset pas aludimeve të shumta, me në qendër tradhtinë. Cardi reagoi për herë të parë përmes përmes një videoje në Instagram. Ajo falënderoi ndjekësit për mbështetjen e tyre dhe u shpreh se divorci nuk ka lidhje me tradhtinë e së kaluarës.

“Të gjitha herët kur ky djalë është çmendur, e ka dreqosur dhe ka dalë nëpër media, kam qarë gjithnjë, kam qenë e trishtuar, sepse nuk më pëlqejnë këto lloj budallallëqesh. Këtë herë, nuk po qaj. Doni ta dini pse? Arsyeja e divorcit nuk ka lidhje me ato që më kanë ndodhur më parë. Nuk ka lidhje me tradhtinë”,- tha ajo.

Cardi u shpreh se ata thjesht kanë vendosur të ecin në rrugë të ndryshme. “U lodha duke patur zënka. U lodha duke mos i parë gjërat në sy. Kur e ndjen se nuk është më si më parë, përpara se të tradhtohesh me të vërtetë, më mirë largohu”,- tha më tej Cardi B.

Leave A Reply

Your email address will not be published.