Kërcënoi se do dëmtonte veten me bombol gazi, policia: I riu është me probleme mendore

0 323

28-vjeçari Arsen Goga në Vlorë u mbyll sot në një lokal dhe kërcënonte vetësakrifikim. Policia ka dhënë detaje mbi ngjarjen duke thënë se 28-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe sillte probleme për banorët. Pas ankesave të banorëve policia ka shkuar që ta arrestojë por i riu ishte izoluar i vetëm, në një lokal, duke mbajtuar në dorë një palë gërshërë dhe më pas ka marrë një bombul gazi. 28-vjeçari dhe pas negociatave me shërbimet e Policisë Vlorë, nuk pranoi të dilte dhe ka kërcënuar se do të përdorte bombulën e gazit për të dëmtuar veten. Në fund policia e ka kapur dhe më pas e ka shoqëruar në spitalin psikiatrik.

Njoftimi i policisë

Më datë 28.12.2020, rreth orës 12:50, shërbimet e Policisë Vlorë, pasi kanë marrë njoftimin se në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, një person i sëmure nga shëndeti mendor po sillte shqetësime për banorët, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se ky shtetas ishte izoluar i vetëm, në një lokal, duke mbajtuar në dorë një palë gërshërë dhe më pas ka marrë një bombul gazi.

28-vjeçari dhe pas negociatave me shërbimet e Policisë Vlorë, nuk pranoi të dilte dhe ka kërcënuar se do të përdorte bombulën e gazit për të dëmtuar veten.

Në ndihmë të shërbimeve është afruar grupi i FNSH-ës të cilët falë ndërhyrjes profesionale dhe të shpejtë bën të mundur neutralizimin dhe shoqërimin e 28-vjeçarit. Në përfundim të veprimeve shtetasi A. G., 28 vjeç, u shoqërua në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali”, Vlorë për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Leave A Reply

Your email address will not be published.