Habiten mjekët: Këtë vit pandemie, gripi nuk po lë gjurmë

0 307

Si çdo shtet në Europë, edhe Italia është e bllokuar nga masat parandaluese ndaj Covid-19, që ka shkaktuar më shumë se 72 mijë viktima në vend. Pikërisht këto masa duket sikur kanë patur edhe një pasojë dytësore, duke minimizuar rastet e atij që në vite të ndryshme do të ishte shqetësimi i parë shëndetësor i stinës.

Bëhet fjalë për gripin sezonal, i cili sipas virologëve italianë të Institutit të Shëndetit Publik ka regjistruar raste minimale të personave me simptoma, nga vitet e tjera. Sipas raportit të fundit, deri në javën e 51-të të vitit, persona me simptoma të tilla ishin 1.7 për një mijë persona të ndjekura, nga 4.2 i 2019-ës, që përbën edhe një mesatare të viteve të kaluara.

“Rastet e pakta në këtë sezon epidemiologjik varen padyshim nga marrja e masave kundër Covid-19, dhe ky është një lajm shumë i mirë”, pohon Antonino Bella, i Institutit të Shëndetit Publik italian.

Leave A Reply

Your email address will not be published.