Kërcënimet për jetën e Princit Harry dhe Meghan, ish-kreu i antiterrorizmit zbulon detaje nga hetimet

0 162

Duka dhe Dukesha e Sussex-it, Princi Harry dhe Meghan janë përballur me “kërcënime serioze” nga ekstremistët e djathtë. Kjo është konfirmuar nga ish-kreu i antiterrorizmit Neil Basu.

Basu tha se ekipe të antiterrorit kanë hetuar madje kanë ndjekur penalisht persona që u dyshuan se qëndrojnë pas kërcënimeve ndaj Dukës dhe Dukeshës, të cilat ai i përshkroi si “të neveritshme dhe shumë reale”.

I pyetur në një intervistë për Channel 4 nëse kërcënimet ishin të besueshme, shefi i policisë, i cili sot del në pension pas 30 vitesh në sektorin e antiterrorizmit, tha:

“Absolutisht, nëse nuk e dini atë që di unë, do të ndiheni nën kërcënim gjatë gjithë kohës.”

I pyetur nëse kishte pasur një kërcënim të vërtetë për jetën e Meghan në më shumë se një rast, Basu u shpreh: “Ne kishim ekipe që e hetonin atë dhe disa njerëz janë ndjekur penalisht për ato kërcënime”.

Çifti, i cili u tërhoq nga detyrat mbretërore të vijës së parë dy vjet më parë, jeton në Kaliforni me dy fëmijët e tyre.

Duka, i cili është i pesti në radhën e fronit, ka paditur Ministrinë e Brendshme për vendimin e saj për të mos i dhënë atij mbrojtje policore ndërsa ai ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar.

Atij iu vendos mbrojtje e plotë policore përpara shkurtit 2020.

Në korrik, Duka nisi një proces gjyqësor lidhur me vendimin për t’i hequr atij mbrojtjen e plotë policore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.