Këngëtarja revoltohet me Spiropalin, e quan injorante: Mos u merr me kollosat e artit

0 444

Në debatin për Teatrin Kombëtar, është përfshirë çdo shqiptar, qoftë artist apo qytetar i thjeshtë. Në seancën plenare, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, aktorët që kanë kundërshtuar prishjen e teatrit i ka cilësuar trushpëlarë e jo artistë.

Kjo deklaratë nuk është pritur fare mirë nga këngëtarja Albërije Hadërgjonaj, e cila ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale.

”Po ik moj injorante, u bëre ti të tregosh për artistët që kanë dhënë shpirt në atë teatër. Ik shko rri me kalamajt e ty, se për atë punë je. Mos u merr me kollosat e artit. Në vend të ngresh zërin për të drejtat e artistëve, ti han M… për artistat”,-shkruan Hadërgjonaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.