Këngëtari shqiptar do të adoptojë një vajzë nga komuniteti rom

0 402

I ftuar në “Ftesë në 5”, këngëtari kosovar Bajram Kafu Kinolli, zbuloi se së bashku me bashkëshorten, kanë vendosur për të adoptuar një vajzë të komunitetit rom.

Kjo dëshirë e tij, ka ardhur pas disa kërkimeve vetjake dhe ka arritur në përfundimin se fëmijët rom, në të gjithë rajonin, adoptohen në përqindje fare të vogël. Për këtë arsye ai së bashku me gruan, ka vendosur të adoptojë një vajzë që i përket këtij komuniteti.

”Do të adoptojmë një fëmijë. Për mua dhe familjen tonë është një ndjenjë shumë e mirë, për t’i dhënë ngrohtësi fëmijëve. Këto kohë kam lexuar kush është më të adoptuarit në rajon, nga statistikat 2% të fëmijëve që janë në shtëpitë e fëmijës, janë ose serb ose njerëz me lëkurë të bardhë dhe 90% që nuk adaptohen, janë të Komunitetit Rom. Për këtë arsye kemi vendosur që të kemi një gocë rome. Këtë vit inshallah të kemi një vajzë rome në shtëpinë tonë. Fëmijët romë nuk janë të dëshiruar të adoptohen. Po bëjmë një hap shumë të madh”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.