Nëse doni të gatuani një kek, por të ketë shije pak më ndryshe nga ç’jeni mësuar, atëherë duhet të provoni patjetër këtë recetë nga Mirela Andoni. Keku me granola është i thjeshtë për t’u bërë dhe shumë i shijshëm.
Përbërësit që ju duhen:
• 120 gr gjalpë
• 120 gr sheqer kallami
• 120 gr miell
• 4 vezë
• 100 gr granola
• 1 dardhë
• 1/2 fryrës keku
• Vanilje
• Kanellë
• Arrë myshk
Mënyra e përgatitjes:
Rrahim në tas gjalpin e butë me sheqerin, shtojmë vezët edhe i rrahim përsëri. Shtojmë miellin, fryrësin, vaniljen, granolën edhe dardhën e copëtuar. E përziejmë edhe e shtrojmë në tavë të lyer me gjalpë. Pjekja në 180 gradë për 40 minuta.
View this post on Instagram