Kartelet e shpallura dhe abuzuesit e vegjël me çmimet

0 76

Eduard Zaloshnja

Fjala “kartel” në leksikun ekonomik përdoret për marrëveshje të qëndrueshme mes prodhuesve/tregtarëve të mëdhenj, për të paracaktuar në unison lëvizjet në çmimet dhe/ose sasitë e mallrave. Meqë marrëveshje të tilla dëmtojnë konkurencën e lirë, ato janë ndaluar me ligj në SHBA qysh nga fundi i shekullit 19. Madje dënohen si vepra penale, në qoftë se provohen me fakte marrëveshje të fshehta mes prodhuesve/tregtarëve të mëdhenj, për mbajtjen lart të çmimeve me shumicë në degë të caktuara të ekonomisë.

Në Shqipëri, shoqata e hidrokarbureve, shoqata e prodhuesve të miellit, etj. etj. dalin here pas here në media, dhe deklarojnë hapur se, për këtë apo atë arsye, kanë vendosur ta rrisin kaq e aq përqind çmimin e produktit të tyre kryesor. Një anatemë e konkurencës së lirë kjo!!! Në SHBA do të përfundonin në burg, sepse provat do të ishin me zë e me figurë në media…

Në shumicën dërrmuese të shteteve të SHBA-së, përveç ligjit të mësipërm federal, ka edhe ligje lokale që ndalojnë atë që në anglisht quhet “price gauging” (përkthimi në shqip është pak i gjatë: abuzim me çmimet me pakicë nga dyqanxhijtë në raste krizash akute). Bazuar në këto ligje, një dyqanxhi konsiderohet se ka kryer vepër penale, në qoftë se e rrit ndjeshëm marzhin e fitimit për mallrat që ka gjendje në dyqan (duke i rritur ndjeshëm çmimet e shitjes, ndërkohë që mallrat i ka blerë para krizës me çmime normale me shumicë). Këto ligje vlejnë në rastet e krizave të forta të menjëhershme.

Price gauging ka ndodhur kudo në Shqipëri këto ditë. Rritja e çmimeve nëpër dyqanet e lagjeve i ka çmendur pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulta. Por këtu s’ka ligje që penalizojnë price gauging. Madje edhe sikur të kishte, administrata shtetërore s’e ka as vullnetin e as aftësinë për ta parandaluar një fenomen të tillë…

Leave A Reply

Your email address will not be published.