Kalon vettingun, KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Sarandës, Kledian Llaho

0 131

Konfirmohet në detyrë Prokurori i Sarandës, Kledian Llaho. Vendimi u dha ditën e sotme nga KPK. Procesi i vettingut për prokurorin Llaho u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Xhensila Pinen.

Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Gerrit Sprenger. Kledian Llaho e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë prej vitin 1999, fillimisht si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Sarandës, me pas në vitin 2004 si oficer i policisë gjyqësore në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Në vitin 2014, ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Vlorës dhe prej vitit 2022 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Sarandës, ku aktualisht mban dhe funksionin e drejtuesit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.