U përplas me makinë nga ish kryebashkiaku i Himarës, ndërron jetë në spital 17-vjeçari

0 136

Ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës 17-vjeçari i cili u përplas për vdekje me makinë nga ish kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano.

I mituri u aksidentua mbrëmjen e djeshme dhe u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë ku edhe ndërroi jetë gjatë orëve të natës.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në Llogora, ku ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, pwrplasi të miturin Elio Hamiti.

17-vjeçari ka qenë duke kaluar rrugën për të shkuar tek lokali i gjyshes së tij, i cili ndodhet në afërsi të fushës së sportit në Llogora. Në atë moment Vasil Bollanos ka kaluar në këtë aks rrugor dhe e ka përplasur.

Aktualisht Bollano është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Vasil Bollano është kryetar i Omonoias, Unioni Demokratik i Minoritetit Grek dhe përfaqësues i grekëve që jetojnë në Shqipëri. Omonoia është një organizatë sociale, politike dhe kulturore në Shqipëri që promovon të drejtat e minoritetit grek në jug të vendit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.