Presidenti amerikan ka apeluar edhe një herë homologun rus Putin që të mos e çojë nëpër mend se do kalojë pa pasoja përdorimi i armëve nukleare apo radioaktive në fushëbetejë.
Një sulm me armë taktike bërthamore nga Rusia do të ishte një “gabim tepër i rëndë”, – tha Biden pasi mori përforcuesin e tij të vaksinës Covid.
“Kam kaluar shumë kohë duke folur për këtë sot. Rusia do të bënte një gabim tepër të rëndë nëse do të përdorte armën taktike bërthamore”, thotë Biden.
Ndërkohë, janë rusët ata që akuzojnë ukrainasit se po bëhen gati të përdorin një armë radioaktive.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka apeluar edhe një herë Kremlinin që të mos e çojë në mendje që të përdorë armë bërthamore në fushëbetejë.
Këto komente të Bidenit erdhën pas deklaratave të rusëve se janë ukrainasit ata që po bëhen gati të përdorin armë radioaktive.
Rusia nuk ka ofruar deri më tani asnjë provë për të mbështetur dyshimet e saj se Ukraina planifikon të përdorë një bombë radioaktive të mbushur me material radioaktiv në Rusi.
Amerikanët kanë thënë se janë vigjilentë nëse do të ketë përdorim të “armëve të pista” në fushëbetejë.
“Nëse një aktor do të donte të bënte një sulm të pistë me bombë, aftësia jonë për të zbuluar do të përcaktohej nga një sërë faktorësh, duke përfshirë kohëzgjatjen, komunikimet, madhësinë dhe vendndodhjen”, tha John Kirby nga Shtëpia e Bardhë.
Aleatët në NATO janë të shqetësuar mbi ngritjen e retorikës së përdorimit të armatimit nuklear apo bombave radioaktive, edhe pse besojnë se ka pak gjasë të përdoren në terrenin e luftës prej pasojave të rënda që do të sillnin në aspektin politik, ekonomik dhe ushtarak.