Mashtronin italianët për të investuar në Bitcoin, ja kush janë tre të arrestuarit

0 174

Kanë dalë emrat e tre personave të arrestuar në kuadër të operacionit të policisë shqiptare dhe të asaj italiane të cilat goditën një grup kriminal të Call-Centre që mashtronin qytetarët italianë përmes bursave.

Mësohet se janë arrestuar Elisa Caci, Gliberto Pushani dhe Valbona Abedinaj.

Në një konferencë për shtyp prokurori i SPAK Ened Nakuçi bëri me dije se qytetarët kontaktoheshin me telefon dhe bindeshin që të investonin fillimisht në shuma të vogla në vlerën e 250 Euro për të blerë aksione në Amazon. Më pas i bindin për investim në kriptovalutën në Bitcoin. Ndërkohë, paratë e fituara nga italianët shndërroheshin në kriptovaluta që të bëheshin të pagjurmueshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.