Instagram-i në të gjithë botën, nën ”pushtimin” e fotos së zezë

0 409

Me siguri e keni vënë re se llogarinë tuaj të Instagram-it e kanë “pushtuar” postimet e një fotoje të zezë. Njerëz të njohur e të panjohur, institucione, blogerë, etj, i janë bashkuar fushatës së nisur në rrjete sociale, pas vdekjes me bazë raciste të George Floyd. Nën hashtagun #BlackLivesMatter, Twitter-i, Instagram-i, Tik Tok dhe çdo rrjet tjetër, ia ka dedikuar të martën e 2 qershorit, çështjes më delikate të momentit.

Ç’do të thotë kjo fushatë?

“Blackout Tuesday” është një mënyrë protestimi online. Njerëzit në të gjithë botën kanë zgjedhur të mos postojnë gjëra të tyre personale gjatë gjithë ditës, por të solidarizohen me këtë foto, një kuti katrore të zezë.

Njerëzit po bëjnë një “pause” nga rrjetet sociale përmes këtij trendi, por shumë nuk janë dakord me çfarë po ndodh. Ka nga ata që janë të idesë se pauza nga rrjetet sociale nuk do ta ndihmojë aspak situarën, pasi është një kohë që duhet shfrytëzuar për të protestuar me zë të lartë.

Sidoqoftë, kjo ditë ka për qëllim t’i shërbejë njerëzve për edukim dhe ndërgjegjësim në lidhje me çfarë po ndodh aktualisht në botë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.