Ilir Meta shpërndan thënien e Winston Churchill: Politikani bëhet burrë shteti kur nis të mendojë për brezat e ardhshëm

0 156

Presidenti Ilir Meta ka përcjellë një mesazh në ditën lindjes së Winston Churchill, duke e konsideruar atë lider të jashtëzakonshëm me talent të rrallë dhe përmasa ndërkombëtare.

Meta ndan edhe një nga thëniet e tij ku thuhet se politikani bëhet burrë shteti kur nis të mendojë për brezat e ardhshëm, dhe jo për zgjedhjet e ardhshme.

“Sot në ditën e lindjes të Winston Churchill, këtij burri të madh shteti me trimëri të paarritshme, liderit të jashtëzakonshëm me talent të rrallë politik dhe përmasa ndërkombëtare që arriti një nga fitoret më të rëndësishme për njerëzimin duke ndryshuar rrjedhën e historisë, dua të ndaj me ju një nga thëniet e tij më të fuqishme:

“Politikani bëhet burrë shteti kur nisë të mendojë për brezat e ardhshëm dhe jo për zgjedhjet e ardhshme”, shkruan Ilir Meta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.