Ilir Meta apel qytetarëve: Mos hezitoni të votoni! Nëse nuk merrni pjesë, abuzimet e qeverisë do thellohen

0 146

Kur na ndajnë edhe pak muaj nga zgjedhjet lokale të 14 majit, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ka bërë apel qytetarëve që të mos hezitojnë, por të dalin dhe të votojnë.

Sipas Metës, nëse qytetarët nuk do të marrin pjesë në votim, atëherë abuzimet e qeverisë do të thellohen edhe më shumë dhe njerëzit nuk do kenë të drejtë të ankohen.

Meta thekson se ‘14 Maji është jo vetëm mundësia e ndëshkimit të Qeverisë, por edhe dita e triumfit të zërit qytetar!’

“Vota është instrumenti më i çmuar i qytetarëve për të ndalur arrogancën dhe brutalitetin e kësaj Qeverie të korruptuar. Për të gjithë ata qytetarë, që edhe pse janë të pakënaqur, hezitojnë të votojnë apeli im është ky: Nëse nuk merrni pjesë në votime, abuzimet e Qeverisë ndaj jush, jo vetëm do të thellohen, por duke mos votuar, ju nuk do të keni të drejtë dhe të ankoheni! Prandaj 14 Maji është jo vetëm mundësia e ndëshkimit të Qeverisë, por edhe dita e triumfit të zërit qytetar”, tha Meta në një intervistë për Vizion Plus.

Leave A Reply

Your email address will not be published.