Iggy Azalea ”trondit” me lajmin: Kam një djalë

0 294

Iggy Azalea pati diçka për të ndarë me botën dhe në këtë rast nuk bëhet fjalë për këngë te re. Ajo publikoi në Instagram një foto ku shkruan se ka një djalë.

”Vendosa të prisja për kohën e duhur për të thënë diçka dhe dukej se sa më shumë kohë kalonte aq më shumë shqetësohesha për të shpërndarë lajme kaq të mëdha me botën. Kam zgjedhur ta mbaj jetën e tij private, por doja t’i bëja [djalit] të qartë që nuk është sekret dhe e dua përtej fjalëve”.

Azalea është në një lidhje me reperin Playboi Carti. Në dhjetor të 2019-s, Iggy u përfol se ishte shtatzënë, mirëpo asokohe ajo e mohoi një gjë të tillë. Ajo nuk zbuloi të dhëna të tjera në lidhje djalin dhe deri në këto momente dihet thjesht që, në një moment të pacaktuar, është bërë nënë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.