I riu infermier kërkon të ikë nga vendi, Braimllari: Do punojmë që e ardhmja e rinisë të jetë Shqipëria

0 279

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, në vazhdën e takimeve me qytetarët, këtë herë është ndalur në Pogradec. Braimllari sjell rastin e një të riu, i cili edhe pse ka mbaruar studimet për infermieri, kërkon të largohet nga vendi për shkak të mungesës së një vendi pune. Përmes një postimi në facebook, Braimllari shkruan se ”Për shkak të mungesës së meritokracisë, papërgjegjshmërisë dhe arrogancës së kësaj qeverie”.

Postimi i plotë

Në Pogradec me Redionin, i cili ka mbaruar Infermieri dhe prej kohësh si gjithë bashkëmoshatarët e tij ka kërkuar të largohet nga vendi.

Edhe pse me një profesion human dhe tepër të rëndësishëm në këto kohë, ende nuk po e gjen dot veten në sistemin tonë shëndetësor.

Për shkak të mungesës së meritokracisë, papërgjegjshmërisë dhe arrogancës së kësaj qeverie. Do punojmë të gjithë bashkë me qëllim që e ardhmja e të rinjve si Redioni të jetë në vendin tonë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.