Media gjermane: Albin Kurti në prag të pushtetit

0 300

Mediat gjermane i kanë kushtuar vëmendje zhvillimeve të fundit në Kosovë. Nën titullin, ”Albin Kurti ndodhet në pragun e pushtetit”, gazeta ”Neue Zürcher Zeitung”, shkruan se nacionalisti i majtë shpreson rikthimin në pushtet përmes zgjedhjeve të reja. E përditëshmja zvicerane flet për një transformim të Kurtit si politikan.

”Për një kohë të gjatë ai binte në sy për radikalitetin në stil dhe përmbajtje. Nacionalizmi e bënte atë si persona non grata për shumë diplomatë të huaj. Por, gjërat ndryshojnë. Para mocionit të votëbesimit kundër qeverisë Kurti, Gjermania, Franca e madje edhe Zvicra neutrale, i bënë thirrje parlamentit të heqi dorë nga mocioni. Edhe Kurti dhe partia e tij kanë ndryshuar. Kurti nuk kërkon më bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”, shkruan e përditëshmja.

Mbrëmjen e 21 dhjetorit, një vendim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e shpalli jokushtetuese qeverinë, duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Por, çfarë ndodhi ekzaktësisht dhe si arriti puna deri këtu?

Pse qeveria konsiderohet jokushtetuese?

Gjykata Kushtetuese vendosi se ”qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, në votimin e 3 qershorit 2020. Sipas gjykatës, arsyeja është sepse Ethem Arifi, një nga deputetët që votoi për formimin e qeverisë Hoti, kishte një dënim gjykate të formës së prerë dhe si tillë, “nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitojë mandat të vlefshëm”.

Pse Arifi është i rëndësishëm?

Pa votën e Ethem Arifit nuk bëheshin numrat e nevojshëm për të votuar qeverinë Hoti. Formimi i një qeverie në Kosovë kërkon një shumicë të thjeshtë parlamentare, prej 61 deputetësh nga 120 që është totali. Deputeti Ethem Arifi, i dënuar me vendim të formës së prerë dhe në pritje për t’u burgosur, përfaqësonte një nga 61 votat vendimtare për formimin e qeverisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.