I kërkoi ryshfet qytetarit arrestohet polici në Kukës

0 154

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas hetimeve ka urdhëruar arrestimin e një efektivi të policisë në Kukës.

Mësohet se efektivi, me detyrë punonjës policie, specialist zone në Komisariatin e Policisë Kukës, i ka kërkuar rryshfet shtetasit me inicialet Admir Spahia, me qëllim që të mos referonte në prokurori largimin e tij nga banesa, edhe pse ishte në masën e sigurisë arrest shtëpie.

Mësohet se rasti i mitmarrjes dyshohet se ka ndodhur në datën 13 janar të këtij viti, dhe arrestimi i policit është bërë pas ndërhyrjes së SHÇBA-së.

Ndërsa Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për efektivin e Policisë së Kukësit Shkëlqim Cika.

Leave A Reply

Your email address will not be published.