Berisha: Rama mbrojti Bashën me kërkesë direkte nga Beogradi

0 145

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish për 8 janarin, por sot nga Lezha. Ai tha se Rama ka marrë telefonata nga Beogradi për të mbrojtur Lulzim Bashën.

Berisha tha se e ka të faktuar faktin se Rama është telefonuar 6 herë pas urdhrave që vinin nga Beogradi për të mbrojtur Bashën më 8 janar.

“Më 8 janar me një skenar të parapërgatitur ai vërsuli me kërkesa direkte dhe nga Beogradi, të faktuara, hordhitë e narkobanditëve me uniformë kundër demokratëve paqësore. Pse e thua këtë të Beogradit do thoni ju? E them unë se Baton Stanikshiqi është Mugosha i ri në PS e në Shqipëri. Mugosha i ri e ka marrë, të faktuar, 6 herë në telefon Edi Ramën pas urdhrave që i vinin nga Beogradi, mbro Lul Bashën mbro Lul Bravën. Po po, kjo është e faktuar dhe ai nuk e mohoi dot kur ia përplasën përfaqësuesit tanë në bisedime. Një lojë kriminale e gjerë luhet kundër pluralizmit shqiptar, kundër jush, shqiptarëve e interesave të tyre”,-tha Berisha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.