Holanda e vendosur, Shqipëria në ditë vendimtare për ta bindur

0 368

Skepticizmi i Holandës në lidhje me çeljen e negociatave të Shqipërisë, lidhet me verifikimin nga qeveria të progresit të arritur, i cili duhet të jepet me shkrim javën e ardhshme dhe që përputhet me atë që është kërkuar në mars. Ditën e sotme një delegacion i parlamentit shqiptar mban një takim online me Komisionin Parlamentar për Çështjet Europiane në parlamentin holandez.

Ata do të diskutojnë në lidhje me çështjet e zgjerimit. Komisioni Europian e publikoi paketën vjetore të zgjerimit, pjesë e së cilës është dhe raporti i progresit për Shqipërinë 2020, më 6 tetor. Qeveria holandeze do t’ia dërgojë parlamentit vlerësimin e paketës së zgjerimit, e cila do të ndiqet nga një debat më 3 nëntor.

Sipas ”EuroNews”, parlamenti hollandez i ka dërguar qeverisë një sërë pyetjesh faktuale në lidhje me paketën e zgjerimit të publikuar nga Komisioni Europian. Qeveria do t’i përgjigjet edhe këtyre pyetjeve në javën që vijon. Në Bruksel, vendet anëtare të BE-se janë duke diskutuar draft Kuadrin Negociator për Shqiperinë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.