Greqia mbyll kufirin me Shqipërinë edhe për punëtorët sezonalë: Kush ikën para 4 gushtit…

0 925

Pandemia e Covid-19 vijon të mbajë të mbyllur kufijtë dhe të bllokuar shqiptarët. Bllokimi i pikës kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës nga pala greke, nuk lidhet me një problem teknik. Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një ndalim të hyrjes në shtetin fqinj të shumë personave përfshirë këtu edhe punëtorët sezonalë për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19.

Mësohet se zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas, ka bërë me dije se në Greqi mund të hyjnë vetëm rezidentët që kanë arsye thelbësore, ndërsa punëtorët sezonal duhet të presin datën 4 gusht për një njoftim të dytë.

Të gjithë ata që kanë një leje qëndrimi në shtetin fqinj, duhet të ploësojnë formularin e pasagjerëve, PFL e më pas të hyjnë në Greqi. Ky ka qenë edhe shkaku pse pala greke ka bllokuar sot hyrjen e shqiptarëve dhe të huajve të tjerë, për shkak të mos rakordimit të sistemit PLF.

Shteti grek njoftoi të këtë të mërkurë se të gjithë punëtorët sezonalë që dalin nga Greqia para 4 gushtit nuk do të mund të hyjnë prapë, pasi sipas të dhënave ata cilësohen si një burim i mundshëm i përhapjes së Covid-19.

Leave A Reply

Your email address will not be published.