”Gjuha Covid”/Simptoma e re e Covid-19, ja çfarë kanë zbuluar ekspertët

0 395

Edhe pse u bë më shumë se një vit nga shfaqja e Covid-19, ende sot dalin simptoma të pazbulura më parë nga ekspertët. Epidemiologu britanik, ”Tim Spector”, ka paralajmëruar për një simptomë të re të Covid-19, që deri tani nuk ka rënë në syrin e ekspertëve. Bëhet fjalë për “gjuhën Covid”, siç e ka përcaktuar ai.

”Nëse ke ndonjë simptomë të çuditshme ose edhe dhembje koke apo lodhje, qëndro në shtëpi”, tha Spector. Eksperti e ka shoqëruar mesazhin e tij me një foto të një rasti “gjuhe Covid”, ku shihet një gjuhë e njollosur.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se simptomat më të zakonshme të Covid-19 janë temperatura, kolla e vazhdueshme, humbja e nuhatjes apo shijes, lodhja, dhembja e kokës dhe dhembja e fytit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.