Gardhi mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për refugjatët. BE: S’kemi marrëveshje

0 343

Në pikun e shpërthimit të pandemisë së Covid-19, ndërtimi i gardhit me gjemba mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut është një çështje që ka ndezur sërish tensionet mes dy vendeve. Bashkimi Europian e ka mohuar të jetë pjesë e ndonjë marrëveshje, që lejon ndërtimin e një gardhi me tela me gjemba në kufirin mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero ka deklaruar se ky institucion, kur bëhet fjalë për menaxhimin e migracionit, u ofron ndihmë të konsiderueshme financiare dhe teknike partnerëve në Ballkanin Perëndimor. Për këtë qëllim në vitin 2015, Komisioni ka ndarë mbi 100 milionë euro për Serbinë.

Serbia ka nisur që të vendosë një gardh me tela në kufirin me Maqedoninë e Veriut, në afërsi të Preshevës. Ky gardh me tela me gjemba do të duhej të pamundësonte kalimet masive të paligjshme të kufirit. Shqiprim Arifi, kryetar i Komunës së Preshevës, ka thënë se ngritja e këtij është pjesë e marrëveshjes me BE-në.

Leave A Reply

Your email address will not be published.