Furnizonin me drogë Evropën Veriore, kapen 4 shqiptarë. Jetonin në resorte

0 140

Një organizatë kriminale me origjinë shqiptare që vepronte nga Costa Tropical të Granadës dhe në Malaga të Spanjës është çmontuar nga Policia Kombëtare. Ky grup ishte i përkushtuar për kultivimin, transformimin dhe dërgimin e sasive të mëdha të marijuanës në Evropën Veriore.

Nga pesë personat e arrestuar, katër prej tyre janë futur në burg nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike dhe anëtarësimit në një organizatë kriminale përveç akuzës së mashtrimit të energjisë elektrike. Hetimi për këtë grup kriminal filloi marsin e kaluar, kohë në të cilën Grupi i Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Motril kap disa informacione në lidhje me ekzistencën e një plantacioni marijuane që kultivohej brenda një magazine industriale të një qyteti të vogël në bregdetin e Granadës.

Pas hetimeve, në fund të muajit maj u arrit të çmontohej objekti, i cili përbëhej nga njëra anë nga dhoma të dedikuara për zhvillimin dhe lulëzimin e bimëve të marijuanës dhe nga ana tjetër të pjesëve specifike të destinuara për mbirjen e bimëve të përmendura. Gjatë këtij kontrolli, Policia arrestoi pronarin dhe sekuestroi mbi 450 bimë marijuanë në gjendje të avancuar zhvillimi.

PLANTACIONI I DYTË

Në vijim të hetimeve, në fillim të këtij muaji nëntor, agjentët çmontuan një plantacion të dytë të përbërë nga tre dhoma që i përkisnin një apartamenti të vendosur në një qytet të vogël në bregdetin e Granadës, me ç’rast u asgjësuan edhe 130 bimë të tjera marijuane dhe arrestimin e një burri me kombësi shqiptare. Nga ana tjetër, hetimi i përqendruar në disa banesa në qytetin e Mijas-Costa të Malagës, përfundoi me arrestimin e tre burrave të tjerë me origjinë shqiptare, të gjithë anëtarë të organizatës kriminale të hetuar.

Organizata tashmë e shpërbërë karakterizohej nga kryerja e menaxhimit gjithëpërfshirës të trafikut të drogës, pasi aktivitetet e saj varionin nga gjetja dhe marrja me qira e fermave dhe shtëpive fshatare në vende të izoluara në Costa Tropical të Granadës, deri te zhvillimi i plantacioneve të marijuanës në një shkallë të gjerë, deri te përpunimi, ruajtja dhe dërgimi i marijuanës në veri të Evropës. Elementët shqiptarë të kësaj organizate kriminale kishin vendosur vendbanimin e tyre në resorte luksoze në qytetin turistik të Mijas-Costa dhe po hetoheshin nga grupi i krimit të organizuar të Komisariatit të Policisë Fuengirola. Për të vështirësuar gjetjen e tyre nga policia, këta persona kanë përdorur automjete të marra me qira me dokumentacion të falsifikuar. Shqiptarët e arrestuar janë të moshave nga 25 deri në 51 vjeç.

Leave A Reply

Your email address will not be published.