Berisha akuza Ramës: Turp, mashtron për justifikuar megaaferën e vjedhjes në Portin e Durrësit

0 144

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Ramën se po përpiqet të mashtrojë shqiptarët, duke raportuar se “Egle Hill do të ndërtojë Manhatanin e Zagrebit”.

Por, Berisha shkruan se kreu i qeverisë e bën këtë “për të justifikuar megaaferën e vjedhjes së miliarda eurove me Dubaim e tij në Portin e Durrësit”, pasi shton se “qytetarët e Zagrebit e kanë hedhur në kosh të plehrave projektin e Manhatanit të Eagle Hill”.

“Qytetarët e Zagrebit hedhin në kosh të plehrave projektin e Manhatanit të Eagle Hill! Nderim mbrojtësve të Zagrebit!

Turp Edi Ramës që mashtron shqiptarët duke shkruajtur se Egle Hill do ndërtoj Manhatanin e Zagrebit për të justifikuar megaaferën e vjedhjes së miliarda eurove me Dubaim e tij në Portin e Durrësit .sb”, shkroi Sali Berisha.

Mbrëmjen e së enjtes (17 nëntor) Rama publikoi në Twitter një artikull të BIRN ku tregohet se kompania “Eagle Hills” do të ndërtojë “Manhatanin e Zagrebit” në Kroaci.

Kreu i qeverisë, shkruan se kjo është e njëjta kompani e Muhammed El Alabbar e cila do të ndërtojë Portin e Durrësit.

““Eagle Hills” kompania e Muhammed El Alabbar që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, e mirëpritur në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”, një investim sa një e katërta e Durrësit që konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit kroat”, shkroi Rama.

Por mediat kroate raportojnë se qytetarët dhe opozita në Zagreb kanë fituar në përpjekjen për të rrëzuar projektin e qeverisë në Kroaci për të ndërtuar atë që do të quhej Manhattan i Zagrebit.

Mediat shkruajnë se pas presionit të shumtë, u publikua marrëveshja për këtë projekt që nxirrte në pah se kryebashkiaku Milan Bandić donte t’u jepte arabëve gjithçka, duke përfshirë pronësinë e tokës më të shtrenjtë në vend, një skemë e ngjashme me atë të projektit të Durrësit në vendin tonë.

Ato raportojnë se kompania e Alabar “Emaar Properties” në fakt nuk i përket Alabar, por aksioneri i shumicës është Emiri i Dubait. Muhamed Alabar, investitori arab synon të ndërtojë portin e jahteve në Durrës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.