Fshati Vithkuq pa drita, pushteti hesht ndaj situatës

0 278

Njësia administrative Vithkuq dhe fshatrat përreth të Korçës, vuajnë nga ndërprerja e energjisë elektrike. Kjo situatë është krijuar, si pasojë e reshjeve të borës, aq edhe e amortizimit të linjës prej 45 kilometrash e gjatë, e cila furnizon këtë njësi.

Shkëputja e energjisë elektrike shkakton probleme dhe në bizneset e fshatit, ku shumë pajisje elektrike janë djegur duke rritur kostot e biznesit.

Ky fakt pranohet edhe nga administratori i njësisë, i cili shprehet se pavarësisht shkresave të dërguara nëpër institucione, përgjigja dhe zgjidhja mungon.

Si për ironi të fatit, në fshatin Vithkuq është ndërtuar vepra e parë energjetike në vend në vitin 1936, ndërsa sot, në vitin 2021 banorët e këtij fshati vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Leave A Reply

Your email address will not be published.