Mori ”bekimin” në Shtëpinë e Bardhë, Kosova firmos marrëveshjen me Izraelin në 1 shkurt

0 282

Pas bekimit të marrë në Shtëpinë e Bardhë, kur ende President ishte Donald Trump, mësohet se Kosova dhe Izraeli do të lidhin marrëdhënien diplomatike në 1 shkurt. Në njoftimin për media nga Ministria e Jashtme e Kovës, thuhet se vendi po hyn në një etapë të re historike me shtetin e Izraelit.

“Shtetësia dhe subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet fuqishëm. Ditën e hënë, më 1 shkurt, me një ceremoni solemne virtuale, do të firmoset formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit”, thuhet më tej.

Firmosja zyrtare e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike do të bëhet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Meliza Haradinaj Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Gabriel Ashkenazi. Njohja nga Izraeli është arritur me nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike me Serbinë në Washington, më 4 shtator 2020.

Leave A Reply

Your email address will not be published.