Frigoriferi që ruan vaksinën nga Pfizer/BioNTech

0 306

Prototipi i një frigoriferi ultra të ftohtë dhe të transportueshëm, që mund të mbajë të ngrirë dhe të qëndrueshme për ditë të tëra vaksinën nga kompania Pfizer kundër Covid-19, është gati të përfundojë testimet në një fabrikë të teknologjisë së lartë në Itali. Frigoriferi special pritet të ruajë në gjendje të sigurtë gjatë transportimin 180 mijë doza të vaksinës në temperaturën minus 70 gradë celsius pa përdorur energji elektrike.

Në një laborator italian pranë Avelinos, inxhinierët po ndërtojnë një frigorifer që bëhet çelësi i transportimit të vaksinës kundër Covid-19 në zonat e largëta, kryesisht në vendet në zhvillim, që kanë sistem të dobët të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Frigoriferi i firmës DDesmon, është në gjendje të garantojë një temperaturë të qëndrueshme -70 gradë celsius për 40 orë resht edhe nëse është i shkëputur nga elektriciteti, thonë inxhinierët që e kanë krijuar atë.

“Frigoriferi mund të ruajë 180 mijë doza në temperaturën shumë të ftohtë prej -70 gradë celsius. Temperatura brenda është shumë e qëndrueshme. Deri tani kemi arritur të kemi 40 orë resht të ruajtjes së temperaturës pa energji elektrike dhe po përpiqemi që ta zgjasim atë”,- thotë Ciriaco De Santis, drejtor teknik në kompaninë Desmon.

Leave A Reply

Your email address will not be published.