“Fitorja e opozitës e sigurt”, Bytyçi: Mazhoranca e ka humbur besimin e qytetarëve

0 301

Analisti Enver Bytyçi u shpreh i sigurt për fitoren e opozitës në zgjedhjet e ardhshme. Ai thekson se sondazhet e qytetarëve dëshmojnë që mazhoranca e ka humbur besimin e qytetarëve, por opozita duhet të krijojë një frymë për ndryshimin në Shqipëri, përmes programit, alternativave dhe objektivave. Sipas tij, për herë të parë Shqipëria ka një opozitë ndryshe, për shkak edhe të karakterit të liderit të saj.

“Sondazhet e qytetarëve dëshmojnë që mazhoranca e ka humbur besimin e qytetarëve, dhe opozita e ka të sigurt fitoren në zgjedhjet e ardhshme, por nuk duhet të jetë euroforike, nëse do të krijojë frymë për ndryshimin në Shqipëri dhe besim te qytetarët që opozita do të bëjë gjithçka nga çfarë është bërë në vitet e shkuara. Kjo lloj bindjeje e bënë atë që të jetë e qetë dhe e durueshme, dhe si rezultat i karakterit të liderit të opozitës për herë të parë Shqiëpria ka një opozitë ndryshe që pret me qetësi atë që do të vendosin shqiptarët, po ajo që kërkoj unë është që të shpallë sa më shumë alternativa dhe të japë programin e saj që shqiptarët të binden”,-tha në ”A2cnn”.

Duke e konsideuar opozitën e suksesshme për sa i takon denoncimeve të aferave korruptive, Bytyçi theksoi se qeverisja e këtyre 7-8 viteve është e dështuar dhe ka një bilanc tepër negativ në të gjitha fushat, por sidomos në ekonomi të cilën e ka futur në kolaps.

“Duhet një alternim i denoncimeve dhe në këtë pikë është opozita më e suksesshme që kemi parë. Alternativa, programi dhe objektivat janë të domosdoshme nga ky moment deri në 25 prill. Vetëm duke e bindur qytetarin se do ndërtojë një shtet të së drejtës, vetëm në këtë formë do të korrë fitore të padiskutueshme. Opozita duhet ta bëjë këtë detyrë. Qeverisja e 7-8 viteve të shkuara ka një bilanc tepër negativ në të gjithë sektorët e fushat, por mbi të gjitha ekonomia shqiptare është në kolaps është shtuar pasuria në duart e disa oligarkëve kanabisi, droga e fenomenet negative që e kanë sjellë ekonominë e Shqipërisë në këtë situatë, me hapa prapa në integrimin e vendit. Të gjitha dëshmojnë që qeverisja është e dështuar prandaj fitorja e opozitës është e sigurt, por nuk duhet votuar për shkak të keqqeverisje, por që alternativa tjetër duhet të jetë ndryshe. Mëkatet e kësaj qeverie nuk i ka pasur dhe nuk do t’i ketë asnjë lloj qeverie”,-thotë më tej.

Leave A Reply

Your email address will not be published.