Fëmijët që kalojnë Covid-19, po preken nga një sindromë e mistershme

0 458

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka bërë me dije se është duke studiuar lidhjen e mundshme midis Covid-19 dhe një sëmundjeje të rrallë inflamatore, që ka sëmurë dhe vrarë fëmijë në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara.

Në javët e fundit, disa vende kanë raportuar raste të fëmijëve me simptoma të ngjashme me ato të sëmundjes Kawasaki. “Raportet e para supozojnë se kjo sindromë mund të ketë lidhje me Covid-19″, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë virtuale.

”Është thelbësore që kjo sindromë klinike të përcillet me urgjencë dhe me kujdes, të kuptohet shkaku dhe të përshkruhen ndërhyrjet në trajtim”.

Tedros i bëri komentet pasi një mjek në Francë tha të premten se një djalë nëntë vjeç atje, që ka dalë pozitiv për Covid-19, ka vdekur nga sindroma, duke shënuar vdekjen e parë të tillë në këtë vend. Vdekje të ngjashme të fëmijëve po hetohen edhe në Nju Jork dhe Londër.

Leave A Reply

Your email address will not be published.