Familja Fejzullahu merr pasaportën shqiptare

0 405

Familja e këngëtarit të njohur, Sabri Fejzullahu, javën e kaluar kanë udhëtuar drejt Shqipërisë. Ata janë takuar me krerët e lartë të shtetit, pasi janë pajisur me nënshtetësi shqiptare.

Pasaportat e tyre janë nënshkruar nga i pari i Shqipërisë, Presidenti Ilir Meta dhe tashmë të gjithë anëtarët e kësaj familje posedojnë pasaportë shqiptare.

Lajmi është bërë i ditur nga një prej kronikave të emisionit Prive. Udhëtimi i tyre në zonë Schengen tashmë nuk do të përbëjë një problem, duke marrë parasysh lirinë e lëvizjes që posedon shteti shqiptar në këtë zonë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.