Elsa Lila dhe Capital T rikthyen këngën ‘Pyes Lotin’, kompozitori: Mos ma bëni pis

0 167

Këngëtarja Elsa Lila dhe reperi Capital T kanë sjellë një version të ri të këngës “Pyes lotin” mbrëmjen e djeshme në natën e tretë të edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës në RTSH, ku këngëtarët në garë kënduan këngë të festivalit në vite.

Këngëtarja e njohur, Elsa Lila riktheu këngën e saj “Pyes Lotin” me të cilin ka fituar vendin e parë në festivalin e vitit 1996. Ndërkohë ditën e sotme kompozitori i këngës, Valentin Veizi ka reaguar ashpër në rrjetet sociale.

Ai e ka cilësuar të shëmtuar këtë version të ri thotë se dy këngëtarët i kishin bërë ‘pis’ këngën duke e rikthyer në versionin e ri që mund të dëgjoni mëposhtë.

Po ashtu ndër të tjera kompozitori thotë se nuk është marrë leja e autorit për ripunimin e këngës.

“Sot kam marrë shumë mesazhe e telefonata nga shokë e miq, dashamirës e simpatizantë të muzikes sime te indinjuar ne lidhje të një varianti të këngës “Pyes Lotin” që është kënduar nga Elsa Lila edhe Capital T në natën e tretë Festivali 61 i RTSHse, duke qenë se skam patur mundesi të ndjek festivalin e kërkoj edhe e dëgjoj në YouTube kengën, me bën pershtypje (indinjuan) dy gjëra : e para nuk e di kush ka mare guximin e ka pasur kurajon te ma bëj “pis” këngën time, mirë që nuk kanë aftesine profesionale për të “rifreskuar” apo të sjellin ndryshe një këngë, por këta nuk kanë as edukaten edhe as respektin te paktën të kontaktojene për të marrë lejen e autorit. Së dyti :Ti (kushdo) mund të rikëndosh një këngë, por nuk ke asnjë të drejtë të ndryshosh e të denigrosh këngën pa lejen e autorit ,(kompozitorit). Me lini t’ja u them troç edhe njëherë Liles edhe Capitalit, modeli i këngës qe ju sollët është modeli se si mund të denigrosh, shperfytyrosh një kengë aq te bukur si kenga “Pyes Lotin”, prandaj do ti lutem Radio televizionit Shqiptar ta heqi nga çdo lloj transmetimi këtë variant të shemtuar!”-përfundon Veizi në reagimin e tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.