Edhe Parisi është përmbytur/Rama: Efekti i lavamanit, po e hape ujin shumë do të bllokohet

0 289

Kryeministri Edi Rama, në konferencën që po vijon për përmbytjet, ndër të tjera tha se qeveria shqiptare ishte në këmbë në momentin që vendi u përball me përmbytjet. ”Shkodra ishte kthyer në shërbim taksish me varka, jo në kuptim figurativ ndaj u bë krahasimi me 2010, se reshjet e atyre kohëve u konsideruan si apokaliptike”,-tha Rama.

Kur do të përfundojë situata kaotike me përmbytjet? ”Kur do të përfundojë situata me përmbytjet? Disa herë gjërat nuk janë në dorën tonë, e mbani mend kur u përmbyt Parisi, vite më parë, më pas Italia e veriut. Se di nëse mund të zgjasem me krahasimet por ato vlejnë”.

Nga ana tjetër, Rama komentoi pamjet nga përmbytja e Lungomares në Vlorë. ”Ka një moment në Vlorë, hyn në ujë bulevardi, kini parasysh efektin e lavamanit. Nëse e hap lavamanin dhe i jep presion ujit maksimal ai do të bllokohet. Ky ishte moment i vështirë, ne ishim të alertuar”,-tha Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.