E shtruar në spital nga Covid-19, Bino: Qytetarët të vaksinohen kundër gripit

0 264

Covid-19 ka treguar se nuk ”’kursen” as ata që janë në vijën e parë të luftës. Drejtoresha e departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino është njëra prej bluzave të bardha të prekura nga virusi vdekjeprurës. Ajo po kurohet ende në Spitalin Infektiv, ndërsa foli në një bashkëbisedim online me gazetarët. Bino tha se megjithëse ajo ndodhet ende e shtruar në spital gjendja e saj është përmirësuar. ”Unë jam akoma në Spital, po kurohem, jam në gjendje më të mirë! Por sot jam për të folur për vaksinimin ndaj gripit”, tha Bino.

Silva Bino shtoi se ka mbërritur në momentin e duhur në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm! Por, Bino ka apeluar ndaj qytetarëve të mos e neglizhojnë dhe gripin stinor. “Covid-19 nuk është grip por koronavirusi është edhe me serioz merr forma të rënda! Unë erdha në kohën e duhur në spital! Mund të them që edhe gripi është i rrezikshëm dhe për të duhet të vish në kohën e duhur për kurim. Gripi është sëmundje serioze, por që parandalohet nëpërmjet vaksinës. E rëndësishme është që vaksina nuk dëmton dhe nuk shkakton grip”, u shpreh Bino.

Doktoresha ka edhe për mundësinë e vaksinimit të personave që janë të infektuar. Sipas saj, personat që janë prekur nga koronavirusi mund të vaksinohen për mos t’u prekur edhe nga gripi, por kjo duhet të ndodhë 14 ditë pasi ata të jenë shëruar. “Kur je me Covid-19 s’mund të vaksinohesh. 14 ditë pasi ta kesh kaluar koronavirusin, mund të kryhet vaksinimi”,-u shpreh Silva Bino.

Leave A Reply

Your email address will not be published.