3 kushërinjtë u zhdukën 5 ditë më parë, dy prej tyre gjenden të pajetë

0 558

Pas pesë ditëve kërkime intesive, janë gjenden fatkeqësisht trupat e pajetë të të rinjve të zhdukur në Malësinë e Madhe. Policia ka gjetur trupat e Vilson Cutajt dhe Klement Pepajt në fshatin Renc, ndërkohë që gjurmët e fundit të tyre kanë qenë në fshatin Vrith.

Që nga 3 tetori ata rezultonin të humbur bashkë me Danjel Pepajn që mendohet se është personi i cili mund t’i ketë qëlluar dhe më pas ka fshehur trupat dhe është larguar në drejtim të paditur. Mësohet se tre të rinjtë që janë zhdukur pa gjurmë që prej 3 tetorit, kanë qenë kultivues të rregullt të kanabisit në fshatin Vuç Shkurtaj të Malësisë së Madhe.

Ata kanë pasur parcela më kanabis por pavarësisht lidhjes së tyre familjare, janë përfshirë në një debat. Vilsoni dhe Klementi pretendonin se Danieli u kishte vjedhur sasi kanabisi nga parcelat e tyre. Sipas banorëve, në zonë ka patur të shtëna me armë, ndërkohë po ashtu theksojnë se në zonë ka parcela me kanabis por aty nuk ka hyrë ende policia. Vilson Pal Çutaj, banues në fshatin Bajzë, Klement Nush Pepaj dhe Danjel Rrok Pepaj, të dy banues në Vrith, në Malësinë e Madhe janë larguar pa gjurmë në datën 3 tetor.

Familja e Klement Pepajt ka akuzuar familjen e Danjel Pepajt, se djali i tyre është autor i vrasjes, duke ndezur mosmarrëveshjen mes dy familjeve por edhe me fisin e Çutajt.  Vilsoni kushëri me Klemendin, u panë për herë të fundit pasditen e 2 tetorit nga i vëllai Olsi Çutajt i cili këtë fakt e dëshmoi në polici dhe në publik.

Kjo familje ka një të kaluar që lidhet më punët e drogës. Vilsoni në dyshime që është vrarë bashkë me Klemend Pepajn nga kushëriri Daniel Pepaj, në 2018 ishte dënuar për drogë më afro 4 vjet dhe liruar nga burgu i Reçit pak muaj më parë. I arrestuar në maj të 2017 sepse në katin e dytë të shtëpisë iu gjetën 64 kg kanabis futur në pesë thasë. I dënuar për drogë rezulton edhe prindi i tij Pal Çutaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.