E mbajtën motrën e pajetë në banesë! Blerta: Se keni idenë çfarë kaluam ne për të fituar ringjalljen

0 348

Detaje të reja tronditëse kanë dalë nga ngjarja e një dite më parë në Kombinat, ku nëna dhe njëra prej vajzave u gjetën të pajetë në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër është në spital.

Anisa Josifi, vajza e cila u gjet e pajetë dyshohet se kishte ndërruar jetë prej disa kohësh, por mbahej në banesë duke u lyer me vaj dhe udhull në mënyrë që të mos ndihej era e trupit të dekompzuar.

Vajza e cila ndodhet në spital, Blerta Josifi ka deklaruar para hetuesve “Se keni idenë çfarë kaluam ne për të fituar ringjalljen”.

34-vjeçarja e cila i mbijetoi vetëflijimit ditën e djeshme u dërgua në urgjencë, ku janë kryer të gjitha ekzaminimet e para. Më pas ajo është transferuar në shërbimin e urgjencës psikiatrike dhe ndodhet në gjendje të qetë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.