Modelja ruse dhe bashkëshortja e ish-futbollistit të Milanit, Luiz Adriano, ka rrëfyer vështirësitë kur është martuar me futbollistin Brazilian. Dashuria mes tyre lindi kur futbollisti luante për Spartak Moskë.
Ekaterina Dorozhko ka treguar sa vështirë e pati të ambjentohej në Brazil për shkak të ofendimeve të marra. E në distancë kohe, por edhe për të treguar solidarietetin në kujtim të George Floyd, afroamerikani i vrarë nga një polic në Shtetet e Bashkuara, ka vendosur të flasë.
”Kisha frikë se nuk do të më pranonin sepse jam ruse e kam një mentalitet ndryshe dhe e gjithë jeta ime është ndryshe. Cdo ditë, për shumë kohë, kam marrë mesazhe në të cilën më uronin vdekjen. Arritën aty deri sa të dëshironin edhe gjërat më të këqija për familjen time. Më premtonin se do të më gjenin, rrihnin e shumë gjëra të tmerrshme vetëm sepse isha martuar me një njeri me ngjyrë. Nuk i kam konsideruar asnjëherë njerëzit nga ngjyra e lëkurës. Për mua, janë të gjithë njësoj”.