Dokumentet e vrasjes së Kenedy bëhen publike, çfarë bëri vrasësi dy muaj më parë?

0 158

Arkivi Kombëtar publikoi të enjten 13 173 dokumente të paredaktuara në lidhje me vrasjen e presidentit John F. Kennedy, duke u ofruar historianëve dhe të apasionuarve pas konspiracioneve detaje të pafundme për një nga ngjarjet që shënoi historinë e Shteteve të Bashkuara.

Vendimi për bërjen publike të fashikujve erdhi menjëherë pasi presidenti Joe Biden lëshoi ​​një urdhër ekzekutiv që autorizon publikimin e tyre.

“Në bazë të udhëzimeve të mija, agjencitë kanë ndërmarrë një përpjekje për të rishikuar grupin e 16,000 dokumenteve që ishin lëshuar më parë në formë të redaktuar dhe përcaktuan se më shumë se 70 për qind e tyre mund të publikohen plotësisht”, tha Biden.

“Ky vendim domethënës tregon edhe njëherë angazhimin e administratës sime për transparencë dhe i mundëson publikut amerikan të ketë një pasqyrë më të plotë të hetimit të qeverisë për këtë ngjarje tragjike në historinë amerikane”, shtoi presidentin.

Një zëdhënës i CIA deklaroi se 95 për qind e dosjes tashmë është bërë plotësisht publike, ndërkohë që ka ende shumë dokumente të fshehta.

Por mos prisni shumë informacione për ata që besojnë se Lee Harvey Osëald nuk ishte vrasësi ose se ai nuk veproi i vetëm por ishte pjesë e një komploti më të gjerë.

Një nga të dhënat e publikuara rishtazi është dhe një dokument që detajon vizitën e Osvald në ambasadën sovjetike në Mexico City në shtator të vitit 1963, dy muaj para vrasjes.

Ai zbulon se një përgjim që kapi thirrjen telefonike të Osvald ishte një operacion i përbashkët me presidencën meksikane, një fakt i panjohur për agjencitë lokale të inteligjencës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.