Provokojnë mediat serbe: 11 kamionë me armatim nga Turqia janë nisur drejt Kosovës

0 161

Mediat në Serbi kanë provokuar me titujt e tyre, duke i hedhur dhe më shumë ‘benzinë zjarrit.

“Kurir”, media nacionaliste e kontrolluar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç raporton se “autoritetet shtetërore të Republikës së Serbisë, jozyrtarisht kanë marrë informacion, nga lista e kartelave, se aktualisht në kufirin bullgaro-maqedonas ndodhen 11 kamionë që po lëvizin drejt territorit të Kosovës”.

“Siç mësojmë, kamionët bartin armët më moderne – mortaja dhe raketa nga Turqia në vlerë prej 27.5 milionë euro, dhe me porosi të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës. Kjo është dëshmi e qartë se e ashtuquajtura ushtria e Kosovës po armatoset intensivisht”, thuhet më tej në artikull. Kujtojmë se Serbia i ka dorëzuar KFORI-t një kërkesë për kthimin forcave serbe në Kosovë, duke u arsyetuar se kjo është pjesë e Rezolutës 1244 të OKB-së.

Leave A Reply

Your email address will not be published.