‘Dhurata’ 20 milionë euroshe që i bëri vetes dekonspiron ekipin e ardhshëm të Ronaldos

0 177

Cristiano Ronaldo nuk ndihet rehat te Manchester United aktual. Zëvendësimet e vazhdueshme dhe marrëdhënia e keqe me trajnerin e “Djajve të Kuq”, Erik Ten Hag, bëjnë që ish-lojtari i Real Madridit dhe Juventusit të kalojë një nga momentet më të këqija të karrierës së tij të gjatë futbollistike. Në këtë mënyrë, opsioni i largimit nga ekipi anglez “fluturon” mbi një mjedis gjithnjë e më të tensionuar.

Dhe pikërisht pasi u largua nga fusha e lojës disa minuta para përfundimit të ndeshjes ndaj Tottenhamit, ai u hoq nga dinamika e skuadrës gjatë një ndeshjeje. Për shkak të kësaj, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” u detyrua të lëshonte një deklaratë në të cilën siguronte: “Unë jam përpjekur gjithmonë të jap shembullin për më të rinjtë, por për fat të keq kjo nuk është gjithmonë e mundur”. Pra, indirekt kërkoi falje pasi shkoi në dhoma e zhveshjes para bilbilit të trefishtë dhe mbylljes së ndeshjes.

Edhe pse ylli portugez e ka bërë të qartë se “dorëzimi ndaj presionit nuk është një opsion”, lëvizja e tij e fundit financiare mund të lërë të kuptohet për një kthesë të re të ngjarjeve. Sipas “The Sun”, Cristiano ka ndërtuar tashmë një rezidencë të re në vendin e tij të lindjes, Portugali. Shtëpia ndodhet në zonën Quinta da Marinha dhe, megjithëse vlerësohet 10 milionë euro, buxheti i përgjithshëm i rikonstuksionit total të rezidencës i kalon 20 milionë euro.

Rezidenca ka 2729 metra katrorë dhe përbëhet nga tri kate, disa kopshte, një pishinë të nxehtë, një palestër dhe hapësirë ​​për më shumë se 20 makina. Përveç kësaj, ajo ndodhet vetëm 40 minuta nga Lisbona, gjë që ka shtuar zërat për rikthimin e tij të mundshëm te Sporting, skuadra që e katapultoi atë në futbollin elitar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.