Deklaratat e ministrit anglez, Shqipëria i dërgon notë verbale Britanisë së Madhe

0 148

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King Smith është thirrur sot ne Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe i është dorëzuar një notë verbale për deklarimin e dy ditëve më parë të ministrit të emigracionit Robert Jenrick.

Ky i fundit përdori një gjuhë të papranueshme ndaj shqiptarëve teksa kërkoi largimin e tyre.

“Ne po punojmë gjatë gjithë kohës për të larguar emigrantët e paligjshëm shqiptarë dhe shkelësit e shteteve të huaja. Dje vizitova një qendër emigracioni për të parë fluturimet tona javore për në Shqipëri dhe për të falënderuar stafin për punën e tyre vendimtare për të zbatuar kufijtë tanë dhe për të na mbajtur të sigurt. Të gjejnë shqiptarët, t’i ndalojnë ata, t’i çojnë në aeroport dhe t’i kthejnë në Tiranë. Jo vetëm këta, emigrantët e paligjshëm, por edhe kriminelë të rrezikshëm që kanë qenë të dënuar për drogë”, tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.